Kosovë
Kurti emëron këshilltar politik ISH-in e Fatmir Limajt dhe dy të tjerë

Albin Kurti, kryeministri i Republikës së Kosovës, duket se është bërë magnet për ish-ët e partive tjera politike në vend. Së fundi, ai e ka emëruar si këshilltar politik edhe z.Jeton Zulfaj, i cili më herët ishte pjesë e stafit të Fatmir Limajt të Nismës Social-Demokrate.
Zulfaj thuhet se ka titullin Master të Shkencave në Çështje Evropiane nga Universiteti i Lundit në Suedi dhe se ka fituar bursën nga Instituti Suedez (Swedish Institute). Dhe po ashtu, ai ishte anëtar i rrjetit global për liderët e ardhshëm.
Për të më tej raportohet se ka qenë edhe anëtar i shoqërisë civile dhe ka punuar në projekte për përmirësimin e politikave publike, përcjell Periskopi.
Në komunikatën e Qeverisë nuk përmendet askund angazhimi i tij për z.Fatmir Limaj.
Ndërkohë që Kurti ka emëruar edhe dy këshilltarë të tjerë, njëri ndër të cilët është edhe Agon Hamza – një ish gazetar që avokon për politika të majta dhe që e kishte mbështetur Kurtin edhe para zgjedhjeve.
Ndërkohë, Dorotea Deshishku është emëruar këshilltare e Kurtit për Rini. /Periskopi





















