Connect with us

Kosovë

Kurti e Bulliqi nesër në fushatën kundër LDK’së për zgjedhjet në Podujevë

Publikuar

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se subjekti politik që ai përfaqëson nesër do të bëjë hapjen e fushatës në Podujevë për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Bulliqi tha se hapja e fushatës do të bëhet nga ora 18:00.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këtë komunë do të mbahen më 15 mars.

Agim Veliu u largua nga pozita e të parit të Podujevës, pasi mori postin e ministrit të Punëve të Brendshme, për çka edhe e dërgoi vendin automatikisht në zgjedhje.

NA NDIQ NË FACEBOOK