Kosovë
Kurti: Dialogu me LDK-në u pre me shpatën e gjatë të Bradashit

Kryeministri Albin Kurti sonte në Kuvend ka thënë se vendimarrja në LDK nuk është nga Prishtina, por në Bradash e Prapashticë, raporton Periskopi.
‘’Më vjen keq që kjo dorë e dialogut u pre me shpatën e gjatë prej Bradashit. Kjo është vështirësia e ime si kryetar i VV në këtë Qeveri. Vnedimarrja e LDK nuk ësht ënë Prishtinë,ë shtë në Prapashticë dhe Bradash. Nuk është këtu. Unë po ua them hapur bindjen time. Vendimarrjen në LDK ekanë ata që shkuan ta takojnë Grenellin. Edhe une duhet t atakoj Grenellin, por jo të shkojnë e të shtrihen tek Grenelli. Skender Hyseni e Agim veliu kanë marrë fuqi prej lart-poshtë. Prej nga ky fuqi vendimarrëse. Ajo duhet të vijë vec nga populli. Kjo ka reflektu edhe në Qeverinë time’’/PERISKOPI/



















