Connect with us

Sport

Kubrat Pulev “tremb” Joshuan me videon e fundit – përgatitjet e bullgarit nuk i ndal as koronavirusi

Publikuar

Pulev do të jetë kontestuesi i radhës i titujve të kampionit të Joshua, dhe këtë sfidë ai duket se do ta marrë shumë më seriozisht sesa Andy Ruiz JR.

Pulev ka postuar një video në ‘Instagram’, ku shihet teksa vazhdon stërvitjet intensivisht para përballjes me Joshua.

Pulev është i mandatuar nga IBF për të kontestuar kampionin nga Britania e Madhe. Ai duket në formë të shkëlqyer, nga pamjet që shihen në videon e postuar në ‘Instagram’.

Mbetet të shihet se kush do të jetë fituesi në duelin e madh mes Joshua dhe Pulev, më 20 qershor, në stadiumin e Tottenham Hotspur. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK