Lajme
KSHZ: Edhe pa OSBE/ODIHR, zgjedhjet do të jenë korrekte

Informacionet jozyrtare se OSBE/ODIHR mund t’i tërheqë vëzhguesit për zgjedhjet e 12 prillit për shkak të virusit korona kanë arritur edhe në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Nga atje thonë se pavarësisht vendimit të OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet do të jenë të organizuara mirë.
Ka edhe përfaqësi diplomatike dhe organizata të pranishme në vend. Nuk mendoj se do të largohen nga procesi, eventualisht mund ta reduktojnë numrin. Ne si KSHZ, dorëzojmë raport në Kuvend”-tha Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së.
Nga OSBE/ODIHR thonë se vendimi do të varet nga përhapja e virusit korona.
Misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shkup dhe Varshavë po e ndjekin me seriozitet situatën dhe do ta marrin parasysh planin e vendosjes në përputhje me rrethanat nëse është e nevojshme”-thonë nga OSBE / ODIHR.
MPB po punon për të vërtetuar se ku mund të ketë rrezik në ditën e zgjedhjeve.
Ekziston rreziku i blerjes së votuesve, votimit familjar, presione dhe përfshirja e strukturave kriminale në fushën e parregullsive zgjedhore”-tha Naqe Çulev, ministër i brendshëm teknik.
Partitë politike thonë se OSBE-ja konstaton parregullsi, por se ata janë përgjegjës për cilësinë e procesit zgjedhor.
Vesna Vellkova
.
















