Connect with us

Kosovë

Kryeziu: Meqë LDK s’mundi të ndikojë në vendimin e Kurtit, le ta pranojë heqjen e pjesshme të taksës

Publikuar

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar  për  sa i përket çështjes së heqjes pjesërisht të taksës 100% për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercogovina.

Kryeziu ka shtuar se meqë Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka mundur të ndikojë në qëndrimin e Kryeministrit,  kështuqë  do të duhej të përkrahin propozimin e Kurtit dhe Qeveria të marrë vendimin e propozuar nga 15 mars.

“LDK do të duhej që të pranonte propozimin e kryeministrit Kurti, edhe të mundësojë që sot ose nesër, Qeveria të marrë vendimin e propozuar për 15 mars”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Sidoqoftë Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me heqjen e pjesshme të taksës.

Në anën tjetër  Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se taksa 100 për qind do të largohet pjesërisht vetëm për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina që nga 15 marsi.

Postimi i plotë i Ismet Kryeziut

LDK-ja si pjese e koalicionit qeverises, mbase s’ka mundur ta ndikoje qendrimin e Kryeministrit per heqjen e takses, si ka propozuar kjo parti.

Atehere, do te duhej qe te pranoje propozimin e kryeministrit Kurti, edhe te mundesoje qe sot ose neser, qeveria te marre vendimin e propozuar per 15 mars.

15 marsi e 1 prilli, jane dy jave edhe as ne kohe e as ne permbajtjes’perbejnekurrfare ndryshimi, nga propozimet per heqje te tersishme te takses.

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK