Connect with us

Kosovë

Kryetari i Malishevës thirrje ministrisë: Kemi mungesa, na duhen mjekë

Publikuar

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka bërë apel që Ministria e Shëndetësisë të dërgojë mjekë në qytetin e tij.

Ai ka thënë se dy mjekë tashmë të këtij qyteti janë futur në karantinë pas kontaktit që ata kanë pasur me gruan e cila ështe prekur nga koronavirusi.

Përvec mjekëve, Begaj shpjegoi se komuna e tij ka nevojë edhe për furnizime të tjera.

Ai ka thënë se asnjë zyrtar i shtetit s’e ka vizituar Malishevën, duke bërë thirrje për përkrahje nga niveli qendror

NA NDIQ NË FACEBOOK