Kosovë
Kryesia e Kuvendit ende s’ka vendosur për seancën ku do të raportojë Presidenti për takimin me Vuçiqin

Dy ditë më parë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë Presidenti Vuçiq, u takuan në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e Richard Grenell.
Asnjëra nga palët e përfshira nuk kanë dhënë detaje të këtij takimi. Presidenti Thaçi ka thënë se rreth vizitës në Ëashington dhe takimin me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë do t’i raportojë Kuvendit të Kosovës, të cilit i ka kërkuar edhe thirrjen e seancës lidhur me këtë çështje.
Por, kryesia e Kuvendit e cila thërret seancat plenare ende nuk ka bërë asnjë lëvizje. Të paktën kështu i kanë thënë Periskopit burime brenda Kuvendit të Kosovës.
Në anën tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq përmes një konference të paralajmëruar për media sot në orën 11:00 do t’a informojë popullin serb për takimin në kryeqytetin amerikan dhe takimin me Thaçin dhe Grenellin./Periskopi/





















