Kosovë
Kurti as në agjendë nuk parasheh takim me Thaçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se nesër do të pres në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duket se një takim i tillë nuk do të ndodhë.
Kjo pasi zyra e kryeministrit ka njoftuar për agjendën e Kurtit për ditën e hënë.
Pas disa ftesave të mëhershme Thaçit ndaj Kurti edhe kësaj radhe, kryeministri ka vendosur që të mos takohet me presidentin.
Në asnjërin prej takimeve që do të mbajë Kurti, nuk përmendet ai me presidentin Thaçi.
Thaçi përveç takimit me Kurtin ka njoftuar se do të pres edhe kryetarët e partive shqiptare parlamentare, për siç ka thënë ai, koordinimin e çëshjteve me rëndësi për vendin.





















