Connect with us

Sport

Kryeministri japonez insiston: Lojërat Olimpike do të zhvillohen në verë

Publikuar

Japonia ka pasur më shumë se 1.400 pacientë të infektuar. Ka pasur 28 vdekje në vend.

Disa ngjarje sportive tashmë janë anuluar në të gjithë botën, përfshirë kualifikimet Olimpike të boksit në Londër, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, Abe është i bindur se Lojërat do të zhvillohen nga epremtja 24 korrik deri të dielën më 9 gusht ashtu siç është caktuar.

Ai tha: “Ne do ta kapërcejmë përhapjen e infeksionit dhe do ta presim Olimpiadën pa problem, siç ishte planifikuar”.

65-vjeçari tha se do të punojë së bashku me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për të siguruar vendimin e duhur.

Abe shtoi: ”Ne do të përgjigjemi duke bashkërenduar ngushtë me zyrtarët, përfshirë IOC”.

“Nuk ka asnjë ndryshim në këtë”. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK