Lajme
Kryemadhi tregon ditët në karantinë, thirrje qeverisë së Shqipërisë: Koha për veprime konkrete

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nga qëndrimi në shtëpi ka thënë se Qeveria e Shqipërisë duhet të marrë veprime konkrete për situatën e shkaktuar nga koronavirusi.
“Prej ditës së djeshme, ka shumë prej jush që vazhdoni më pyesni si e kaloj ditën dhe gjithashtu të ndaj momente të tjera nga përditshmëria. Janë të shumta edhe komunikimet tuaja ku më tregoni si po i kaloni këto momente vështirësie emocionale dhe ekonomike.
Ndërsa ne përkujdesemi për familjet tona, priten nga qeveria veprime të menjëhershme për zbutjen e impaktit negativ që kjo situatë do ketë mbi ekonominë e vendit”.
“Është koha për ndihma sociale për më të pamundurit dhe masa ekonomike konkrete, që të sigurohet me çdo kusht mosmbyllja e bizneseve dhe ruajtja e vendeve të punës”, ka thënë Kryemadhi, shkruan oranews.tv.




















