Sport
Kriza te Anderlecht – Kompany paguan lojtarët

Skuadra belge u ka kërkuar lojtarëve që të sakrifikojnë një pjesë të të ardhurave të tyre, për të ndihmuar klubin në mes të krizës me COVID-19.
Por, është tani Kompany që ka vendosur të marrë përgjegjësinë nëse lojtarët nuk janë në gjendje të bëjnë një gjë të tillë, sipas Het Laatste Nieuws, përcjell lajmi.net.
Ish kapiteni i Manchester Cityt që verën e kaluar u transferua në Belgjikë, raportohet se do të paguajë shokët e tij të skuadrës, nëse ata nuk mund të heqin dorë nga pagat e tyre.
Ulje të pagave të lojtarëve tashmë kanë bërë shumë skuadra nëpër botë, përfshirë Juventusin dhe Barcelonën./Lajmi.net/


















