Connect with us

Kosovë

Krejt Vetëvendosja flasin në emër të Vjosa Osmanit, kjo shpërthen: Mjaft më, flas vet në emrin tim

Publikuar

Kryeparlamentares Vjosa Osmani më në fund i ‘ka ardhë në maje të hundës’ që të gjithë po e apostrofojnë në fjalimet e tyre, e sidomos deputetë e ministra të Vetëvendosjes.

Ngjashëm ka ndodhur edhe me Besnik Bislimin, i cili e përmendi dicka zonjën Osmani dhe menjëherë ka reaguar kryeparlamentarja.

“Zoti ministër dhe cdokush tjetër që flet për Vjosa Osmani, flet vetë Vjosa Osmani”, ka thënë Osmani, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se për Vjosa Osmanin, madje ka pasur replica mes Glauk Konjufcës dhe Valentina Bunjaku Rexhepit. Kjo e fundit ka thënë se Vetëvendosje nuk e ka njoftuar as Osmanin për shkarkimin e Veliut derisa Konjufca ka thënë se nëse në LDK e respektojnë Vjosa Osmanin, mund të votojnë sic ka kërkuar ajo./Periskopi.