Connect with us

Kosovë

Krasniqi: Tërheqja e ShBA-së nga Kosova me pasoja afatgjate, shkak loja e rrezikshme e Kurtit

Publikuar

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për heqjen e  tarifës nga 15 marsi vetëm për lëndën e parë,  ka ngjallur reagime të shumta përfshirë edhe reagimin e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës. Kjo politikëbërje vlerësohet se mund të rrezikoj marrëdhëniet ShBA-Kosovë.

Por, ai e ka fajësuar edhe kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa që po i lejon këto kalkulime të partnerit të tij të koalicionit.

Në rast se ShBA-ja tërhiqet nga Kosova atëherë vendi do të futet në një krizë të pashpresë, kështu ka thënë për Ekonomia Online profesori universitar njëherë edhe njohës i çështjeve politike, Milazim Krasniqi.

Krasniqi deklaroi se Albin Kurti po luan lojë të rrezikshme, gjë e cila mund të dërgoi vendin në kaos. Sipas tij, Qeveria nuk ka vizion të qartë historik për marrëdhëniet, si dhe po përballet me mungesë të përvojës së kryeministrit.

“Raportet ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës kanë rrënjë historike veçmas nga fundi i viteve 1980-90 kur presidenti Ibrahim Rugova ka udhëhequr me Kosovën. Kanë qenë marrëdhënie të ndërtuara me shumë vështirësi, ato kanë rezultuar edhe me çlirimin e njohjen e Kosovës. Si të tillë,  ato duhet të kultivohen vazhdimisht sepse Kosova nuk mund të mbijetoj si shtet pa përkrahjen e ShBA-së, sepse rrethimi jonë është armiqësor ballkanin”

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, vlerëson se qeveria nuk e ka një vizion të qartë historik për këto marrëdhënie.

“Nuk ka elasticitet taktik për këto marrëdhënie në mënyrë që të kalohet një vështirësi e parë sic është kjo me taksën e të vazhdoj raporti miqësor”, u shpreh Krasniqi, duke shtuar se do të duhen vite për të korrigjuar këto raporte.

Ndër të tjera, ai përmendi pasojat që mund të ketë Kosova nga tërheqja e ShBA-së, siç tha ai kjo do të inkurajojë Serbinë dhe aleatët e saj për tërheqjen e njohës së vendit.

“Kryeministri Kurti është duke luajtur lojë të rrezikshme për shkak se më këto kalkulime mund të vihet në një pikë kur këto marrëdhëniet dëmtohen dhe pastaj duhen vite të tëra për t’i korrigjuar.  Në këtë rast e fajësoj LDK e personalisht Isa Mustafën sepse është parti që njihet pro-amerikane që ka ndërtuar këtë histori të partneritetit. Nuk e kuptoj kalkulimin e tyre që lejojnë këtë lloj politike konflikte”, tha Krasniqi.

Sipas tij, Kosova do të futet në një krizë të pashpresë, në rast se ShBA tërhiqet nga Kosova.

“Në një mënyrë ose tjetrën mund të inkurajohen shtetet tjera që t’i tërheqin njohjet. Kosova mund të përfundoj me një kolaps të brendshëm dhe inkurajim të Serbisë dhe aleatëve të saj për të bërë goditjen finale kundër Kosovës. Kjo politikëbërja është si pasojë e mungesës së përvojës së Albin Kurtit dhe një prirje ideologjike që e dominon mendësinë e tij dhe të VV-së por uroj që të jetë e përkohshme”, ka thënë Krasniqi për EO.

Shqipëri1 hour ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme2 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni3 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni5 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme6 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme6 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni6 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni7 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK