Kosovë
Krasniqi: Kryeministri mundet me shku pa Presidentin për qef në Bruksel, për marrëveshje jo

Deputeti i PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë se Albin Kurti mund të shkojë për qef në Bruksel, por sipas tij jo për marrëveshje me Serbinë.
“Po e shoh që shumciës këtu iu është bë traumë Presidenti. Duheni me ditë deshtët ose nuk deshtët që me ligj, kryeministri nuk mundet asnjë hap me bë pa Presidentin në politikën e jashtme. Kryeministri mundet me shku në Bruksel për qejf pa Presidentin, ama për marrëveshje jo”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se nëse nuk hiqet taksa do të pozicionoheni kundër Amerikës.
“T’i lëmë muhabetet e kota e argumentet e lodhta, se krejt këtu e dijmë që mbi të gjitha, sot është një arsye shumë e madhe pse duhet me u suspendu taksa menjëherë. Shtrëngohuni ju të koalicionit edhe folni drejt që arsyeja e vetme meritore për me e heqë taksën është kërkesa e SHBA-ve. Kaq! Puna është e thjeshtë. Vendimi është i juaji. Ose e hiqni taksën dhe jeni në linjë me Amerikën ose nuk e hiqni taksën dhe pozicionoheni kundër Amerikës. Ose, siç thotë Albin Kurti, Amelikes Amelikes. Se kohëve të fundit po e përmend me pak më shumë respekt se përpara”, ka thënë Krasniqi.
Tutje deputeti i PDK’së ka thënë se Kosova nuk guxon të vazhdojë me aventura e sidomos ndaj Amerikës.
“Kosova s’guxon me vazhdu me aventura në raport me partnerët ndërkombetarë e më së paku me Amerikën. Thirri mendjes Kryeministër, kudo qofsh tash, e merr përgjegjësi shtetërore se nuk je më opozitar. Nuk priten prej teje analiza e vjersha, po vendime e veprime. Mos e rreziko Kosovën me qenë në anën e atyre që s’e kanë mbështetjen e Amerikës. Shërbimi më i madh që mundet me ju ba Serbisë dhe Vuçiqit sot është nëse sot vepron kundër kërkesave amerikane”, ka thënë Memli Krasniqi.





















