Sport
Kosovë – Rusi: Dardanet mbyllin pjesën e parë me dy gola disavantazh

Vashat e Kosovës e gjejnë vetën me dy gola disavantazh në 45 minutat e para të luajtura kundër Rusisë, shkruan lajmi.net.
Testi i parë i Dardaneve në kuadër të kualifikueseve për Euro 2021 nuk po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kosovaret e gjetën vetën në disavantazh qysh në minutën e parë të takimit, kur Fjolla Shala dërgoi topin në rrjetën e saj.
Golin e dytë kombëtarja e Rusisë e gjeti në minutën e 33’, me anë të Korovkina.
Mbetet të shihet se çfarë ndryshe do të bëjë Kosova në pjesën e dytë, për të tentuar një performancë më të mirë. /Lajmi.net/






















