Uncategorized
Koronavirusi/ Turqia shtërngon masat, mbyllen lokalet, pezullohet namazi në xhami

Koronavirusi tashmë ka mbëritur edhe në Turqi. E pas shënimit të disa rasteve krerët e lartë të shtetit turk kanë ndrëmarë një sërë masash të rrepta për të frenuar përhpjen e virusit, përcjell Zyrtare.net
Duke filluar nga sonte, të gjitha lokalet përfshirë edhe sallonet e dasmave, kinematë, tetator e kështu me radhë do të jenë të mbyllura.
Autoriteti i lartë fetar i Turqisë ka pezulluar faljen e të gjitha namazeve me xhematë në xhamitë e vendit, përfshirë namazin e Xhumasë, për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit.
“Në këtë proces, është e mjaftueshme të falim namazin e drekës në vend të namazit të Xhumasë”, ka thënë Ali Erbash, kryetar i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë./Zyrtare.net/





















