Connect with us

Kosovë

Koronavirusi: Trump pezullon udhëtimet nga Evropa në SH.B.A.

Publikuar

më

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar për përfshirje të kufizimeve të reja të udhëtimit në Evropë në një përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Në një fjalim televiziv, ai tha se udhëtimi nga 26 vende evropiane do të pezullohej për 30 ditët e ardhshme, transmeton Periskopi.

Tutje tha se kufizimet “e forta por të nevojshme” nuk do të zbatohen për në Mbretërinë e Bashkuar, ku 460 raste të virusit janë konfirmuar tani.

Ka 1,135 raste të konfirmuara të virusit në të gjithë SHBA, me 38 vdekje.

“Për të mos lejuar që rastet e reja të hyjnë në brigjet tona, ne do të pezullojmë të gjitha udhëtimet nga Evropa,” tha zoti Trump.

“Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi të premten në mesnatë,” shtoi ai. Urdhri i udhëtimit nuk vlen për shtetasit amerikanë./Periskopi/