Connect with us

Lajme

Koronavirusi, Rama: Secili duhet të kontribuojë në këtë luftë botërore

Publikuar

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për media ku u shpreh se secili duhet të kontribuojë në luftën kundër koronavirusit.

“Secili duhet të kontribuojë në një luftë, që sot është një luftë botërore, përballë një virusi të panjohur. Pra, dëshiroj t’ua përcjellë të gjithë mesazhin se thirrja për të kufizuar kontaktet fizike, nuk është një predikim në ajër, por buron nga këshilla numër një e OBSH-së”.

“Vendosëm të mbyllim shkollat, kopshtet dhe universitetet jo për t’iu dhënë vajzave dhe djemve tanë dy javë pushim për t’u mbledhur në disko, si në kohë të zakonshme, sepse kjo është një kohë lufte, të cilën bota duhet ta fitojë, ne do ta fitojmë”.

Rama u bëri thirrje mediave të shmangin lajmet e rreme.

“Në këtë moment, kur jemi në fillimin e kësaj lufte, ftoj të gjitha mediat të mos abuzojnë me lajmet, por të ndërgjegjësohen. Kjo nuk është nga ato betejat e radhës, por kjo është një luftë. Këtë e kemi ne në dorë, me zbatimin e këshillave të vogla në dukje, por në fakt thelbësore”.

Më tej, kryeministri theksoi se rastet e konstatuara janë të importuara nga Italia./ A2 CNN