Lajme
Koronavirusi, PS pezullon të gjitha takimet

Partia Socialiste e Shqipërisë ka anuluar të gjitha takimet e partisë deri më datë 3 prill.
Kjo ka ardhur si një nga masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili iu ka dërguar një mesazh të gjithë kryetarëve të PS në rreth, ku iu kërkon pezullimin e takimeve.
“Kolegë, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës, ju lutem pezulloni të gjitha takimet e partisë deri në datën 3 prill”, thuhet në mesazhin e Ballës drejtuar deputetëve, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Po ashtu, ditën e sotme u anulua edhe Komisioni Parlamentar i Ligjeve dhe i Medias.



















