Sport
Koronavirusi prek edhe dy yje të futbollit

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini dhe djali i tij, futbollisti Daniel kanë rezultua pozitiv në testin e coronavirusit.
Rossonerët kanë njoftuar tashmë me anë të faqes së tyre zyrtare se coronavirusi ka prekur edhe klubin e tyre apo më saktë familjen legjendare Maldini.
“AC Milan konfirmon që Paolo Maldini, drejtor teknik i klubit, u bë i vetëdijshëm për kontaktin me një person i cili më pas rezultoi pozitiv për coronavirus dhe filloi të shfaqte vetë simptomat e virusit”.
“Ai u testua dje, rezultati i të cilit ishte pozitiv. Djali i tij Daniel, një sulmues në ekipin e të rinjve të AC Milan, i cili më parë kishte stërvitur me ekipin e Parë, gjithashtu rezultoi pozitiv”.
“Paolo dhe Daniel janë të dy mirë dhe kanë përfunduar dy javë në shtëpi pa kontakte me të tjerët”.
“Tani ata do të qëndrojnë në karantinë derisa të shërohen klinikisht, sipas protokolleve mjekësore të përshkruara nga autoritetet shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Milanit, transmeton Telegrafi.






















