Connect with us

Lajme

Koronavirusi, nis dezinfektimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve në Elbasan

Publikuar

Bashkia e Elbasanit, në vijim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ka nisur dezinfektimin e të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, personat që përfitojnë nga trajtimi ushqimor në qendrat ditore, do t’ju dërgohet ushqimi në banesa.

Në kuadër të masave parandaluese gjithashtu gjatë natës do të vijojë puna me dezinfektimin e institucioneve, transportit publik, shërbimit taksi dhe tregjeve.

Bashkia e Elbasanit iu bën thirrje qytetarëve të evitojnë qëndrimin në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz dhe të evitojnë panikun pasi virusi kërkon më shumë higjienë dhe kujdes./ A2 CNN

NA NDIQ NË FACEBOOK