Connect with us

Lajme

Koronavirusi në Shqipëri, rrugët plot me njerëz në Shkodër

Publikuar

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh në Shkodër kanë mbushur rrugë të ndryshme në qytet, pavarësisht thirrjeve për distancim social për të frenuar sa më shumë pandeminë koronavirus në Shqipëri.

Edhe pse në kryeqendrën e veriut nuk ka asnjë rast të konfirmuar deri tani me Covid-19, distancimi social është dhe ndalimi i grumbullimeve masive është në fuqi në të gjithë vendin. Por kjo duket se nuk i ka shqetësuar shkodranët, të cilët shëtisin të shumtë të numër, fare pranë njëri-tjetrit në shëtitore “Molos” dhe te ura e vjetër e Bunës, në këmbë, me biçikleta apo me motorë.

Grupe të shumta të rinjsh shihen teksa qëndrojnë fare pranë njëri-tjetrit, duke mos respektuar distancat e rekomanduara nga autoritetet shëndetësore shqiptare dhe të botërore.

NA NDIQ NË FACEBOOK