Connect with us

Lajme

Koronavirusi në Shqipëri, Meta: Mjekët, heronjtë tanë në këtë betejë

Publikuar

Një mesazh mbështetës ndaj mjekëve që janë në krye të detyrës ka ardhur nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta ka falënderuar mjekët për përkushtimin dhe sakrificën e tyre në betejën për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari.

“Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë COVID-19. Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre. Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit! Krenarë për të gjithë ju”, ka shkruar ai në Facebook./A2 CNN

NA NDIQ NË FACEBOOK