Connect with us

Lajme

Koronavirusi në Shqipëri, Ambasada Amerikane pezullon intervistat për viza turistike

Publikuar

më

Ambasada Amerikane ka vendosur që të pezullojë të gjitha intervistat për viza turistike deri më 3 prill, në mbështetje të masave të marra nga qeveria shqiptare për frenimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19.

Intervistat për viza për emigrim do të vazhdojnë si normalisht, njoftoi ambasada e SHBA-së në Tiranë, shkruan A2 CNN.

Ambasada e SHBA-së njoftoi gjithashtu se ka vendosur të shtyjë ose pezullojë të gjitha eventet publike dhe mbledhjet masive deri më 3 prill.

NA NDIQ NË FACEBOOK