Connect with us

Shëndetësi

Koronavirusi në Kinë, ekonomia mund të tkurret për herë të parë në dekada

Publikuar

më

Shpërthimi i koronavirusit të ri ka qenë brutal për Kinën dhe mund ta shtyej ekonominë e këtij vendi në tkurrjen e saj të parë që nga vitet 70’ta.

Aktiviteti ekonomik ra në mënyrë të dukshme në muajin shkurt përderisa kompanitë po përballen me vështirësi me rihapje dhe punësim gjatë një mbylljeje të detyrueshme nga qeveria, kanë traguar anketat zyrtare dhe private të publikuara ditët e fundit.

E mërkura zbuloi një lajm tronditës jashtëzakonisht të keq për shërbimet në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Grupi i mediave kineze Caixin tha që indeksi i menaxherëve blerës për sektorin ra në 26.5 muajin e kaluar nga 51.8 një muaj më parë – shifra më e ulët e regjistruar nga sondazhi që kur filloi në 2005.

“Ekonomia e Kinës është me të vërtetë shumë keq”, tha Kit Juckes, një strateg në Societe Generale.

Këto të dhëna – që më së shumti përcjellin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme – gjurmohen kryesisht përmes një studimi qeveritar të firmave kryesisht shtetërore në sektorin e shërbimeve u publikuan gjatë fundjavës.

Fabrikat e Kinës gjithashtu regjistruan muajin e tyre më të keq në shkurt.

“Përhapja e virusit e ka vënë qeverinë në një situatë të vështirë. Nga njëra anë, politika e bllokimit është mënyra më efektive për të përmirësuar përhapjen e viruseve. Nga ana tjetër, masat shëndetësore po pengojnë aktivitetin ekonomik” tha Raymond Yeung, kryekonomist në ANZ.

NA NDIQ NË FACEBOOK