Uncategorized
Koronavirusi në Itali: 6 të burgosur vdesin, ndërsa trazirat në burgje vazhdojnë

Gjashtë të burgosur kanë vdekur në Itali në një valë trazirash që lidhen me masat e reja për ta përmbajtur përhapjen e mëtejme të koronavirusit, që përfshin po ashtu edhe restriksionet në vizitat në burg.
Vdekjet ndodhën pasi të burgosurit arritën të depërtojnë në një infermieri gjatë një proteste në të cilën ranë në mbidozë nga metadoni, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Protesta e së dielës në Modenë ishte ndër të parat në shumë e shumë trazira të tjera në burgjet e mbipopulluara të Italisë që po vazhdojnë të rriten edhe gjatë ditës së sotme.
Avokuesit e të drejtave të njeriut kanë alarmuar vazhdimisht se rritja e tensioneve nga frika e koronavirusit po godiste shumë keq të burgosurit, veçanërisht pas restriksioneve që i ndalonin anëtarët e tyre të familjes që t’i vizitonin.
Gjatë ditës së sotme një i burgosur u ngjit në çatinë e burgit San Vittore në Milan duke mbajtur një pankartë ku shkruhej se kërkonte faljen e tyre.
Donato Capece, sekretari i përgjithshëm i sindikatës së policisë ndëshkimore, akuzoi qeverinë se kishte braktisur sistemin e burgut, duke refuzuar që të ofronte masa të mjaftueshme për ndalimin e përhapjes së koronavirusit te të burgosurit dhe te rojet. /Periskopi





















