Connect with us

Shëndetësi

Koronavirusi në Iran – Shkollat dhe universitetet të mbyllura deri në prill

Publikuar

Shkollat dhe universitetet në Iran do të qëndrojnë të mbyllura deri në fillim të muajit prill, ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë i këtij vendi.

Saeed Namaki u tha gazetarëve se shkollat dhe universitetet do të mbeten të mbyllura deri në fund të vitit aktual iranian.

Viti iranian përfundon në 19 Mars, dhe pastaj ka festa kombëtare deri në fillim të muajit prill.

“Njerëzit nuk duhet ta konsiderojnë këtë si një mundësi për të udhëtuar. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të marrin seriozisht paralajmërimet tona. Ky virus është shumë ngjitës – është çështje serioze. Mos bëni shaka për këtë”, tha Namaki.

Irani është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi jashtë Kinës.

Numri zyrtar i vdekjeve është rritur për 15, në gjithsej 107, dhe numri i rasteve të të prekurëve nga virusi është rritur për 591 – duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3,513.

Zyrtarët tashmë kanë pezulluar ngjarjet e mëdha kulturore dhe sportive dhe kanë reduktuar orarin e punës.

NA NDIQ NË FACEBOOK