Lajme
Koronavirusi ndërpret edhe shërbimet gjyqësore në Shqipëri

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin e shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Shqipëri për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Nga efektet e këtij pezullimi përjashtohen veprimet gjyqësore që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, si seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, ato ku janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë në burg dhe kur të arrestuarit, të pandehurit ose mbrojtësit e tyre e kërkojnë shprehimisht të vijohet me shqyrtimin.
Kohëzgjatja e pezullimit do të jetë dyjavore, deri në një njoftim të dytë, shkruan A2 CNN.



















