Connect with us

Kosovë

Koronavirusi mund ta dërrmojë Kosovën ekonomikisht, edhe pa asnjë të infektuar

Publikuar

Rreziku ekonomik i Koronavirusit është tepër më i lartë se rreziku shëndetësor. Nëse virusi në mënyrë direkte e afekton jetën tuaj, është shumë më e mundshme që kjo të ndodh duke iu ndaluar që të shkoni në punë, duke e detyruar punëdhënësin tuaj që t’ju bëj juve të tepërt, t’ju heqë nga puna, apo ta bankrotojë krejt biznesin.

Triliona dollarë janë humbur në tregjet financiare këtë javë, por ky parashihet të jetë vetëm fillimi.

Në mbarë botën, koronavirusi i ka vrarë 4389 njerëz. Por kjo do t’i gjunjëzojë miliona njerëz ekonomikisht, veçanërisht që prej se epidemia ka krijuar një stuhi perfektë me stoqet e tregjeve që po bien, me luftën e naftës mes Rusisë dhe Arabisë Saudite, dhe me nxitjen e luftës në Siri që mund të përshkallëzojë krizën e emigrantëve, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Masat parandaluese të qeverive mund të jenë tepër të rënda, dhe natyrisht do t’ju kushtojnë më së shumë njerëzve të varfër.

Ashtu siç është e rëndësishme të luftohet virusi, e rëndësishme është edhe të vaksinohet ekonomia kundër pandemisë së panikut. Vuajtjet njerëzore mund të vijnë në formë të sëmundjeve dhe vdekjes. Por, mund të përjetohet edhe në formën e pamundësisë për t’i paguar faturat, apo duke mbetur krejt pa strehë.

Bizneset e vogla në veçanti po përballen me vështirësi pasi zinxhiri i furnizimeve nuk funksionon mirë, duke i lënë ato pa produktet dhe materialet esenciale. Mbyllja e fabrikave në Kinë është problem i secilit biznes, madje edhe në Kosovë. Duke qenë eksportuesi më i madh në botë, ky vend është përgjegjës për një të tretën e prodhimit global.

Qeveria Kurti ka marrë dje vendime për masa parandaluese edhe pse nuk ka asnjë rast të konfirmuar të prekuri me Koronavirus – ndërkohë që nuk është analizuar aspak dëmi ekonomik që do t’i bëhet pikërisht atyre që Kurti ka premtuar t’i mbrojë, bizneset e vogla dhe të mesme të vendit./Periskopi