Lajme
Koronavirusi, Meta nga natyra jep një mesazh për qytetarët

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mëngjesin e sotëm ka dhënë një mesazh për masat e ndërmarra kundër koronavirusit.
Ai ka postuar një fotografi ku shihet vetëm në natyrë, ndërsa si përshkrim shkruan: “Më mirë në natyrë, se në palestër!”
Meta më herët ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet të gjitha këshillat dhe rekomandimet e autoriteteve.
Ndërkohë, palestrat dhe ambientet e tjera publike janë mbyllur për shkak të masave të ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan Top Channel.


















