Connect with us

Kosovë

Koronavirusi mbyti më shumë se 30 mijë njerëz nëpër botë

Publikuar

Përhapja e koronavirusit ka marrë jetët e mbi 30 mijë personave nëpër botë.

Vetëm në Itali kanë vdekur 10 mijë persona si pasojë e kësaj pandemie, shkruan CNN.

 

 

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka më së shumti raste me koronavirus, kështu duke tejkaluar numrin e rasteve në Kinë dhe Itali.

Autoritetet amerikane u kanë bërë thirrje qytetarëve në New York, New Jersey dhe Connecticut që t’iu shmangen udhëtimeve që nuk janë të domosdoshme gjatë dy javëve të ardhshme.

Kujtojmë se në Kosovë deri më tani një person i moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e virusit vdekjeprurës; ndërsa numri i personave të infektuar ka arritur në 91.