Lajme
Koronavirusi/ Maqedonia vendos gjoba prej 5 mijë euro dhe burg për shkelësit e masave

Dënime deri në 5 mijë euro dhe me burg për të gjithë ata që do të shkelin vendimet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut. Ministri i ekonomisë Bekteshi tha se Inspektoriati Shtetëror i Tregut do të përforcoj kontrollet në terren. Nuk do të ketë lëshime, andaj Bekteshi ftoi të gjithë që të respektojnë rekomandimet dhe vendimet e qeverisë, raporton TVM2.
“Të gjithë qytetarët, hotelierët dhe tregtarët të cilët nuk do ti respektojnë vendimet e qeverisë do të dënohen me gjobë me 5 mijë euro dhe deri në një vit burg, duke u thirrur në nenet 205 dhe 206. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të arsyeshëm.”- tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Bekteshi: Bëjmë gati pakon e dytë të masave për kompanitë
Ai bëri me dije se ekipi ekonomik i qeverisë po bën gati edhe pakon e dytë me masa për kompanitë, me të vetmin qëllim që mos të lëshojnë punëtorët e tyre nga puna. Bekteshi përgënsheshtroi lajmet se një pjesë e punëtorëve në industrinë auto-mobilitistike janë larguar nga puna. Sipas tij bëhet fjalë për pushime kolektive.
“Në bazë të informatave të cilat ne i kemi nuk është lajmi ashtu siç është transmetuar në mediume, por një numër i madh i atyre punëtorve, kryesisht në sektorin privat automobilistik për momentin janë duke shfrytëzuar pushimin vjetor.”- tha Bekteshi
ISHT me linjë ankesash për qytetarët, lajmëroni në 191 ata që shkelin masat
Nga e hëna, qytetarët që vërejnë shkelje të vendimeve të qeverisë mund të lajmërohen në numrin e Inspektoriatit Shtetëror të Tregut 191, për të paraqitur të njejtën. Inspektoriati do të dalë menjëherë në terren për të vepruar, tha drejtori i këtij institucioni Stojko Panovski.














