Connect with us

Sport

Koronavirusi – Leverkusen me njoftim të rëndësishëm

Publikuar

Përhapja e koronavirusit ka bërë që të krijohet një gjendje e jashtëzakonshme, me kampionatet e futbollit që janë suspenduar, ku përfshihet edhe Bundesliga, kompeticion ku garon Leverkusen.

Kjo skuadër së fundmi ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm, lidhur me stërvitjet e skuadrës.

“Werkself’ janë stërvitur sot dhe ditët e ardhshme do t’i kenë për rikuperim nga javët e vështira” thuhet fillimisht në njoftimin e Leverkusen, transmeton lajmi.net.

“Ata do të kthehen në stërvitje më 18 mars, por me gjendjen e shëndetit publik si po vazhdon, të gjitha seancat stërvitore do të zhvillohen me dyer të mbyllura” thuhet tutje.

Bundesliga është suspenduar deri më 2 prill. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK