Sport
Koronavirusi i bën bashkë edhe dy lojtarët më të urryer mes vete

I njëjti është rasti edhe mes dy yjeve të NBA, Joel Embiid dhe Karl Towns.
Dyshja njihet për urrejtjen e madhe që e kanë mes vete, por pandemia e koronavirus duket se ka ndryshuar gjithçka për një çast, transmeton lajmi.net.
Towns njoftoi përmes një video se nëna e tij është në gjendje kome për shkak të COVID-19.
Dhe vetëm para pak momentesh ka ardhur edhe reagimi i yllit të 76ers.
”Jemi me ty vëlla! Ne do të vazhdojmë të lutemi”, shkroi Embiid në Twitter, duke aluduar te Towns, i cili gjendet në një situatë të vështirë familjare. /Lajmi.net/
We’re with you brother!!! We’ll keep praying @KarlTowns
— Joel “Do a 180” Embiid??? (@JoelEmbiid) March 25, 2020





















