Connect with us

Lajme

“Korona”, Sindikata e Pavarur e Policisë, ankohet për parregullsi

Publikuar

Sindikata e Pavarur e Policisë reagon se disa nga vendimet e qeverisë për mbrojtjen nga virusi korona, nuk vlejnë për punonjësit në Ministrinë e Brendshme. Ata pretendojnë se nëse të dy bashkëshortët-prindër punojnë në MPB, asnjërit prej tyre nuk iu lejohet të qëndrojë në shtëpi, për ta mbajtur fëmijën. Ministri i Brendshëm, Naqe Çulev, iu përgjigj kësaj, duke sqaruar se masa vlen edhe për ta, dhe se ai i ka informuar të gjitha njësitë e MPB-së. Sot, edhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se njërit prej prindërve të punësuar në të njëjtin sektor, do tu lejohet të marrë pushim.

“Neni tre i vendimit të Qeverisë nuk vlen për punonjësit e policisë, që kanë dy prindër të punësuar në Ministrinë e Brendshme, për njërin prej tyre, nëse kanë një fëmijë deri në 10 vjet dhe kanë një vërtetim, që të mund të lirohet. Kjo i kapërcen të gjitha kufijtë e durimit te shumë punonjës në polici, sepse shumë punonjës pyesin nëse jemi qytetarë të rendit të dytë, të tretë, të pestë apo të dhjetë”, tha Goce Dellçev Todev – Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë.

“Nëse të dy prindërit punojnë në ndonjërin nga sektorët e Ministrinë së Brendshme, Ushtri dhe Administratën Doganore, ata do të vendosin se cili prind do të mungojë nga puna”, deklaroi Naqe Çulev – Ministër i Brendshëm.

Alsat

.

NA NDIQ NË FACEBOOK