Connect with us

Kosovë

Konfiskohen afër 60 kg substanca narkotike, arrestohen 10 persona

Published

on

Policia e Kosovës bëri të ditur se në kuadër të aktiviteteve që kanë zhvilluar kundër grupeve kriminale, kanë arritur që vetëm 24 orëshin e fundit të arrestojnë 10 persona të cilët kanë qenë të përfshirë në shitje dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Ky operacion është zhvilluar mbrëmë nga Policia e Kosovës, ku dhe kanë arritur të konfiskojnë 57. 5 kilogram substanca narkotike.

Drejtor i drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkoman, Bahri Shala në një konferencë për media, deklaroi se gjatë kryerjes së operacioneve për zbardhjen e grupeve kriminale të narkomanëve kanë arritur të arrestojnë 10 persona.

Shala deklaroi se katër nga këta persona kanë qenë të përfshirë drejtë në trafikimin e substancave narkotike përgjatë rrugëve të rajonit. Kurse, gjatë të tjerë, sipas tij, kanë qenë të involvuar në trafikimin dhe shpërndarjen e drogave në territori n e Kosovës.

“Në luftën e pa kompromis ndaj kësaj dukurie vetëm 24 orëshin e fundit drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik ka realizuar tri operacione të ndryshme në lokacione të ndryshme të Kosovës…..Vetëm brenda 24 orëshit, falë angazhimit të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, respektivisht drejtorisë anti-drogë është arritur që të arrestohen 10 persona me këto aktivitete kriminale, katër nga ta kanë qenë të përfshirë në rastin e parë drejtë aktiviteteve kriminale trafikimit të substancave narkotike, do të thotë përgjatë rrugës Ballkanike të trafikimit, ndërkaq gjatë persona të tjerë kanë qenë të involvuar në trafikimin e drogave dhe shitjen shpërndarjen në territorin e Kosovës”, u shpreh Hoxha.

Shala theksoi se këto operacione janë zhvil luar pas një hetimi disa mujor ku janë identifikuar një grup kriminelësh të cilët kanë qenë të përfshirë në trafikim të substancave narkotike.

Nga zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun, Daut Hoxha tha se gjatë këtyre operacioneve policore janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave narkotike dhe dëshmi të tjera të rëndësishme që mund të përdoren në procedure penale, si dhe janë shpartalluar disa grupe të ndryshme kriminale.

“Policia në përpjekje të saj kundër drogave si gjatë viteve të kaluara por edhe gjatë këtij viti ka realizuar disa operacione të suksesshme në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me substance të ndryshme narkotike dhe gjatë këtyre operacioneve policore janë arrestuar një numër i madh i personave të dyshu ar, janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave narkotike dhe dëshmi të tjera të rëndësishme që mund të përdoren në procedure penale si dhe janë shpartalluar disa grupe të ndryshme kriminale…Në aspektin ligjor do të ndërmerren masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që janë të involvuar në trafikim me substance narkotike dhe vepra tjera të kundërligjshme që rrezikojnë shëndetin e të rinjve tanë”, u shpreh Hoxha.

Hoxha theksoi sePolicia e Kosovës do të vazhdojë me këto operacione për zbardhjen e grupeve kriminale, e që sipas tij, këto grupe rrezikojnë shëndetin e të rinjve tanë

NA NDIQ NË FACEBOOK