Lajme
Konfirmohet viktima e 12-të në Shqipëri nga koronavirusi

Një tjetër person ka humbur jetën në Shqipëri si pasojë e pandemisë së koronavirusit duke e çuar në 12 numrin e viktimave nga kjo pandemi.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njfotuar se mbrëmjen e së hënës ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv pacientja 82 vjeçare L. M. nga Tirana e konfirmuar me Covid-19.
E moshuara po trajtohej prej pesë ditësh në Spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82 vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor nuk arriti të mbijetojë.
82 vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12-të e Covid-19 në Shqipëri./ A2 CNN

















