Connect with us

Kosovë

Konfirmohet në mes të natës: Edhe një e prekur me Koronavirus në Kosovë

Publikuar

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) përmes një njoftimi së fundi ka bërë të ditur se edhe një rast ka rezultuar pozitiv me koronavirusin COVID-19.

“Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile”, thuhet në njoftim.

Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2.

“Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, përfundon njoftimi.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK