Lajme
Konfirmohen dy rastet e para me Koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka konfirmuar me anë të një njoftimi dy rastet e para të Koronavirusit në Shqipëri.
Sipas kësaj ministrie dy personat e prekur nga COVID-19 janë babë e bir.
Gjithashtu bëhet e ditur se gjendja e dy të prekurëve, të cilët kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë, është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikime.
“Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet. MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti”, thuhet tutje në njoftim.

















