Connect with us

Kosovë

Kokaj shpjegon reciprocitetin sipas Fizikës bërthamore : E bën lëmsh

Publikuar

më

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, duke folur për kompleksitetin e reciprocitetit, ka thënë se vetëm ata që e kuptojnë Fizikën bërthamore ‘ndoshta do ta kuptonin edhe reciprocitetin’. Këtu ai ka përmendur deputetin e Vetëvendosjes, Jahja Koka, duke aluduar se ‘vetëm ai mund ta kuptojë se cka është në të vërtetë reciprociteti’.

Ndërkaq, deputeti Koka e ka marrë fjalën duke shpjeguar kështu:

“Falëminderit zotni Hoxha që të jap sqarim për këtë koncept.Koncepte analoge janë koncepti simetri, inversitet, reciprocitet. Nuk e di çka ka qesharake, në këto tri koncepte, këto koncepte janë analoge janë për nga shtrirja dhe përmbajtja, simetri mendohet në krahasimin e elementeve, është simetrike pjesa e djathtë dhe e majtë e kështu me radhë, pra është koncept që zbatohet në kuptimin e bashkësive që zbatohet edhe në fizikë bërthamore. Por ku është fjala për reciprocitet, është më tepër matematikor që aludohet në bashkësi A dhe B, kur secila bashkësi ka elementet e veta, kur një element largohet shkon në bashkësinë B atëherë e njëjta bashkësi duhet t’ia ktheje elemnetet bashkësisë A”, ka thënë Kokaj./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK