Sport
Klubi ku luan ylli kosovar i bën kërkesë lojtarëve: Ulni pagat për 50 përqind

Kryetarja Ann Budge tha në deklaratë se ulja e të ardhurave për klubin e shkaktuar nga koronavirusi nënkuptonte se situata nuk ishte e qëndrueshme pa ndërmarrë veprime të menjëhershme për të ulur kostot e stafit dhe shpenzimet e përgjithshme, transmeton lajmi.net.
Ajo tha se paga e askujt nuk do të binte nën pagën minimale të jetesës në Mbretërinë e Bashkuar prej 18,135 funte.
Heart është klubi ku paraqitet edhe Donis Avdijaj, i cili u transferua atje vetë para dy muajve pas largimit nga Trabzonspor. /Lajmi.net/





















