Connect with us

Sport

Klubet e Serie A refuzojnë propozimin që kampionati të vendoset me ‘Play Off’

Publikuar

më

Kampionati i Serie A është suspenduar si pasojë e përhapjes së koronavirusit, duke shtuar rrezikun që ai të anulohet tërësisht.

Një nga propozimet ishte që kampionati të vendoset me ‘Play Off’, me katër skuadrat e para në tabelë.

Por, sipas Nicolo Schira të ‘Gazzetta dello Sport’, klubet kanë refuzuar këtë propozim, transmeton lajmi.net.

Ideja që po shtyhet përpara është ajo që të luhen ndeshje çdo tri ditë, në mënyrë që muaji qershor të sjell kampionatin në gjendje normale.

Kjo do të nënkuptonte që Euro 2020 të shtyhet. Mirëpo, mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK