Connect with us

Kosovë

Klinaku: Vjosa Osmani është vetëm një lodër në dorën e Kurtit dhe një virus në LDK

Publikuar

Zyrtari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Istref Klinaku ka thënë se Vjosa Osmani është një lodër e Albin Kurtit dhe një virus në LDK.

“Eshte veshtire te kuptohet si ka mundesi qe aq naive te jete kjo zonje sa te mos kuptoje se deri ku ka shkuar situata politike dhe te mos kuptoje qe ajo eshte vetem nje loder ne doren e Kurtit dhe nje virus ne LDK”, ka shkruar ai, përcjellë Periskopi.

Klinaku ka thënë se Vjosa Osmani është treguar navie sot kur kërkoi që të lihen mosmarrveshjet mes LDK’së dhe VV’së.

Shkrimi i tij:

Isa Mustafa e Albin Kurti duhet te degjojne cfare thirrje paska bere sot Vjosa Osmani e ti lene mosmarreveshjet politike, per hire te kesaj kerkese te terhiqen nga vendimet e fundit e te ecin bashkarishte.
Eshte veshtire te kuptohet si ka mundesi qe aq naive te jete kjo zonje sa te mos kuptoje se deri ku ka shkuar situata politike dhe te mos kuptoje qe ajo eshte vetem nje loder ne doren e Kurtit dhe nje virus ne LDK.

NA NDIQ NË FACEBOOK