Sport
Klas edhe jashtë fushës së blertë: Lewandowski me gruan e tij dhurojnë 1 milion euro

Në kohën kur gjithë bota po përballet me pandeminë Covid-19, Lewandowski është kujdesur të jap kontributin e tij.
Anëtari i Bayern Munich dhe gruaja e tij kanë dhuruar 1 milion euro për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit, transmeton lajmi.net.
“Sot, të gjithë jemi të njoftuar për situatën e vështirë që na rrethon. Sot, të gjithë luajmë në një skuadër” citohet të ketë thënë polaku.
Aktualisht, mbi 11 mijë persona janë shënuar viktima të këtij virusi, kurse numri i të prekurve kalon 275 mijëshin. /Lajmi.net/





















