Shëndetësi
Kina nuk ka raste të reja me koronavirus

Një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga Kina sot. Për herë të parë që nga fillimi i krizës atje në dhjetor, vendi nuk ka raportuar raste të reja me koronavirus të transmetuara brenda vendit.
Të gjitha rastet e reja të konfirmuara të mërkurën, 34 gjithsej dhe shumica e rasteve të fundit të Kinës kanë qenë persona që kanë hyrë nga vendet e tjera – të klasifikuara si raste të importuara, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.





















