Lajme
Këto katër vende mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka njoftuar se Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia njëzëri e mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.
Këtë ai e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
” Këtë e konfirmuan sot, në Tiranë, Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputoëicz, i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, i Lituanisë, Linas Antanas Linkevičius dhe Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme të Estonisë, Märt Volmer”.
“Bashkërisht u pajtuam se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për të filluar bisedimet për anëtarësim dhe tani është rradha e BE-së për të marrë vendimin e madh”, shkruan ai, transmeton Klan Kosova.




















