Connect with us

Shëndetësi

Këto janë simtomat e koronavirusit pas të cilave duhet të shkoni tek mjeku

Publikuar

Shenjat klinike më të zakonshme të shfaqjes së koronavirusit janë ethet, kollë e thatë dhe lodhja,

Personat që i kanë këto simptoma duhet të kërkojnë ndihmën mjekësore.

Shenja të tjera të COVID-19 mund të jenë dhimbje të fytit, rrjedhje nga huna ose diarre.

Sipas njoftimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë këto simptoma janë të buta dhe fillojnë gradualisht.

Ka raste kur njerëzit mund të jenë të prekur nga ky virus, por që nuk shfaqet ndonjë simptomë.

Rreth 80 për qind shërohen nga sëmundja pa pasur nevojë për trajtim të veçantë.

Një në gjashtë persona që preken nga koronavirusi sëmuren rëndë dhe zhvillojnë vështirësi në frymëmarrje, raporton The Guardian përcjell Klan Kosova.

Njerëzit e moshuar dhe ata me probleme mjekësore si presioni i lartë i gjakut, problemet e zemrës, diabeti, kanë më shumë mundësi t’iu rëndohet gjendja nga koronavirusi.

Të gjitha ata persona që kanë ethe, kollë, dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të kërkojnë kujdes mjekësor.

NA NDIQ NË FACEBOOK