Kosovë
Këshilltari i Thaçit: VV dhe cyberxhemati i tyre po insistojnë që Amerika është kundër Kosovës e pro Serbisë

Artan Behrami, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj deklaratës së zv.kryeministrit Haki Abazi, ku ky i fundit mbrëmë në “Debat Plus”, ka përmendur investimet e Amerikës, ku ka cekur se Amerika ka investuar më shumë në Serbi se sa në Kosovë.
Behrami thotë se zv/kryeministri Abazi me mendje qëndron në opozitë e me trup në Qeveri, ku Behrami ka cekur se Abazi mbrëmë u mundua të zhvlerësoj investimin mbi 1 miliardësh të Kosovës së Re.
Ai thotë se VV’ja insistonë që Amerika është kundër Kosovës e pro Serbisë.
Ai thotë se “Antiamerikanizmi është trashëgimi politike e Lëvizjes Vetëvendosje. Lideri i saj, Albin Kurti, tash e 21 vjet, ishte kundër çdo propozimi amerikan për Kosovën. Kundër Rambujesë, që na solli lirinë dhe çlirimin, kundër procesit të Vjenës dhe kundër Pakos së Ahtisaarit, që na sollën pavarësinë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ja statusi i plotë:





















