Connect with us

Kosovë

Këshilltari i Thaçit i reagon Ministres së Drejtësisë, e porosit ta lexojë Kushtetutën

Publikuar

Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka akuzuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, se po zhvillon takime në emër të Kosovës pa mandat kushtetues.

“Kjo nuk është hera e parë që ai ikën fshehtas nga Kosova për takime të tilla pa mandat kushtetues, pa mandat që ja ka njohur Kuvendi”, ka thënë Haxhiu.

Këtë konstatim të saj, këshilltari i Thaçit e ka quajtur mjerim profesional, që tregon injorancë të thellë kushtetuese.

Për të qenë në shërbim të interesit të qytetarëve dhe për të rritur përgjegjësinë publike si institucione dhe politikanë, sipas Behramajt, këto dërdëllitje ministrash të papërvojë që po e kontaminojnë publikun, do të evitoheshin nëse këta unanimisht vendosin ta lexojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Nuk ka mjerim më të madh profesional se kur një politikane, që ka rastisur të jetë edhe Ministre e Drejtësisë, tregon injorancë kushtetuese dhe krekoset me thuthuqet e saj. E dhimbshme të shohësh nivelin e mediokritetit të Albulena Haxhiut, sipas të cilës, presidentit i duhet një mandat i njohur nga Kuvendi për të zhvilluar takime në emër të Kosovës. Madje, takime edhe në Shtëpinë e Bardhë. Në mungesë të këtij mandati të njohur nga Kuvendi, sepse Kushtetuta ia njeh, takimet qenkan demek antikushtetuese. Nëse një ditë nuk na befason edhe me ndonjë margaritar tjetër, ky aktualisht është kulmi i injorancës së saj. Pra, këta nuk u mjaftuan vetëm me skandalin e mëhershëm të letërkëmbimit me NATO-n, ku e nisën me interpretime amatore për shkelje kushtetuese dhe u tkurrën në fjalor anglisht-shqip kur u zgjuan nga llogoret e paditurisë, por paturpësisht edhe brenda institucioneve po vazhdojnë të mbështillen me lëvozhgën e opozitarizmit. Këta mund të vazhdojnë të sillen sa të duan si opozitarë të përjetshëm për shkaqe politike, por tash është koha kur duhet t’i marrin vendimet që partnerët strategjikë po i kërkojnë që shumë vite. Po ashtu, për të qenë në shërbim të interesit të qytetarëve dhe për të rritur përgjegjësinë publike si institucione dhe politikanë, këto dërdëllitje ministrash të papërvojë që po e kontaminojnë publikun, do të evitoheshin nëse këta unanimisht vendosin ta lexojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Të paktën kështu do të dukeshin më seriozë, sepse siç kanë nisur do të përrallosen më shpejt seç kanë pritur edhe ekstremistët e tyre më të mëdhenj”, ka shkruar Behramaj.

Shqipëri1 hour ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme2 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni3 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni5 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme6 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni7 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni7 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK